Gjendet pa shenja jete një person në Mitrovicë, Policia nis hetimet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në Mitrovicë, ku një person është gjetur pa shenja jete, raporton Gazeta Sinjali.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka bërë të ditur se viktima i moshës 81-vjeçare u gjet i vdekur në banesën e tij.
“Sot rreth 13:20 policia në Mitrovicë, ka pranuar informatën se në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në banesën e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull 81 vjeçar. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet si dhe zbardhjen e rrethanave të rastit”, ka thënë Zahiti.