Pensionohet mësuesja e dalluar në Negroc, Hysnie Krasniqi

Sot duke lënë kujtimet prapa dhe duke u përshëndetur nga të gjithë nxënësit e shkollës “Jusuf Gërvalla” në Negroc, shkoi në pension mësuesja më e dalluar e arsimit klasor, Hysnie Krasniqi.
Postimi nga drejtori i shkollës: Fehmi Krasniqi!
07.04.2023, ditë e premte.
Sot në shkollën tonë e përfundoi me sukses karrierën e mësuesisë, mësuesja Hysnie Krasniqi. Ajo u pensionua pasi përcolli shumë gjenerata nxënësish secilën më të mirë se tjetrën.
Gjatë tërë viteve të punës ishte e përkushtuar në procesin edukativo- arsimor duke dhënë maksimumin në mësimdhënie.
Nxënësit e klasëve të saj kanë qenë të dalluar në mësim dhe në disiplinë çdo herë.
Ishte normalistja e fundit e shkollës sonë që e përcollëm në pension, por ishte edhe mësuesja më e suksesshme deri tani.
Puna e shkëlqyeshme e saj ka qenë e vlerësuar përherë nga shkolla, nga nxënësit dhe nga prindërit.
Shkollës sonë, nxënësve të klasës së parë dhe prindërve nga sot do t’u mungojë mësuesja e talentuar, Hysnie Krasniqi.
I gjithë stafi ynë i dëshirojmë shëndet të mirë dhe ta gëzojë sa më gjatë pensionin bashkë me familjen e saj dhe me bashkëshortin e ish mësuesin tonë Agim Krasniqi, ku të dytë bashkë dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm në mësimdhënie dhe në zhvillimin e përparimin e shkollës sonë ndër vite në përgjithësi përçka i falënderojmë ngrohtësisht!
Respekt nga drejtori Fehmi Krasniqi!