Bëhen homazhe dhe përkujtohen dëshmorët Xhevat e Bedri Demaku dhe Imer Shala

Me rastin e përkujtimit të 24-vjetorit të rënies së tre dëshmorëve, Xhevat Demaku, Bedri Demaku dhe Imer Shala, nënkryetari i Komunës së Drenasit, Arben Shala, me bashkëpunëtorë, bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve në fshatin Abri e Epërme, ku edhe prehen këta dëshmorë, duke vendosur kështu edhe buqeta me lule të freskëta.

Sakrifica e tyre është pjesa më e ndritur e historisë sonë, të cilën ne e kujtojmë me nderim të thellë e të sinqertë, ashtu siç kujtojmë breza të tërë që u sakrifikuan për lirinë tonë.

Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë