Arrestohet një person te Lagjja e Feronikelit në Drenas, dërgohet menjëherë në burg

Një person është arrestuar të enjten rreth orës 04:00 në Lagjen e Feronikelit në Drenas.
Policia ka bërë të ditur se personi i arrestuar ishte në kërkim me vendim të gjykatës, transmeton DrenicaOnline.
“Në bazë të urdhëresave të lëshuara nga gjykata është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e shkurtër të policisë.
Policia nuk ka treguar identitetin e të arrestuarit as veprën për të cilën ai është i dënuar nga gjykata.
/DrenicaOnline/