E rëndë: Gjendet pa shenja jete një 30-vjeçar në Vushtrri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Vushtrri pasi një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Nimon Ferizi”, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai tha se viktima është i moshës 30-vjeçare.

“Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet dhe zbardhjen e  rrethanave të rastit”, tha Zahiti.

Ndërsa, shtoi se me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë