Aksident trafiku mes tri veturave në rrugën Drenas-Komoran, dalin fotot nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 16:00 në rrugën nacionale Drenas-Komoran, saktësisht në Zabel të Ulët.

Lexuesit e DrenicaOnline kanë dërguar pamje nga ky aksident ku shihen të aksidentuara tri vetura me targa civile.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e aksidentit dhe po merret me rastin.

Përveç dëmeve materiale, ende nuk ka informacion nëse ka persona të lënduar./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë