Pak më parë janë postuar bisedat që shoqja e Luizit, Jurgena ka pasur me Kiarën, pasi kjo e fundit ka dalë nga shtëpia.
Aty shihet se vajzat kanë folur miqësisht, por pas asaj kafeje të pirë, gjakrat janë nxehur.
“Mbasi ju tregova atë bisedë, jemi takuar prap me Kiarën edhe kemi pasur një debat! Atë Instagram të madhin të Luizit ka dashur Kiara ta përdorte për interesat e beta. Donte të fliste me produksionin për t’ja dhënë Kiarës edhe ta mbyllte përfundimisht. Arsyeja ishte:”Po hë se do i hapim një tjetër dhe do shkojë prap 600k,ja unë e kalova Luizin me follow” Kjo smë pëlqeu fare. Ndërkohë unë me familjen e Luizit po bëjmë çmos ta marrim sërisht”.
