Vdes Bajram Shala nga Vuçaku, Lladrovci ngushëllon familjen

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka ngushëlluar familjen Shala nga fshati Vuçak, me rastin e ndarjes nga jeta të Bajram Shalës.

“Lajmi se Bajram Shala nga Vuçaku kaloi në përjetësi, na mërziti pa masë. Të gjithë neve që e kemi njohur, Familjes Shala, Vuçakut dhe Drenasit, miqve e dashamirëve, do t’i mungojë njeriu i mirë, atdhetari i sinqertë dhe fjalëmbël.

Bacën Bajram do ta kujtojmë gjithmonë për përkrahjen e sinqertë për punën që po bëjmë për qytetarët, për veprat dhe fjalët e mira, për modestinë dhe shembullin që dha me jetën e tij të ndershme e atdhetare.

Para pak ditësh kur morën pjesë në varrimin e veteranit të UÇK-së, Zeqir Shala dhe pjesëmarrjen në ngushëllime në Vuçak, ishte hera e fundit që bisedova me Bacën Bajram” shtoi tutje kryetari Lladrovci.

I përjetshëm do të jetë kujtimi për Bacën Bajram!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë