Rrugët me borë e ngrica/ Policia del me një njoftim për shoferët

Edhe pse jemi në stinën e pranverës dhe shumica e automjeteve në qarkullim mund të jenë me goma të verës, pas paralajmërimit se këtë javë gjatë natës dhe në orët e hershme të mëngjesit do të mbizotëroj mot me temperatura të ulëta (reshje të shiut, në lokacione të ndryshme mundësi për reshje bore, rrjedhje të ujit në rrugë e po ashtu edhe dëmtim i asfaltit dhe krijim i gropave), kërkohet nga SHOFERËT që të shtohet kujdesi gjatë qarkullimit në rrugë, ku me rënien e temperaturave krijohen ngrica që rrezikojnë seriozisht pjesëmarrësit në trafik.

Policia e Kosovës bazuar në kushtet meteorologjike apelon për kujdes të shtuar në trafik:

· Përqendrohuni maksimalisht gjatë drejtimit të mjetit!

· Mbani distancën e sigurt në mes mjeteve!

· Përdorni rripin e sigurisë!

· Respektoni kufizimet e shpejtësisë konform kushteve atmosferike të krijuara!

· Mos përdorni telefoni mobil gjatë ngasjes!

· Mos kryeni parakalime të ndaluara apo mos bëni manovra me mjet në rrugë!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë