‘Fluturon’ vetura në rrugën Skenderaj-Drenas, shoferi dënohet me 300 euro dhe i merret patenta

Njësia e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën rajonale Skenderaj-Drenas, gjatë matjes së shpejtësisë me radar ka identifikuar një veturë e cila ishte duke zhvilluar shpejtësi prej 130 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 60 km/h.

Ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjoba prej 300 euro, si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit me mjet motorik prej tre (3) muaj.

.

.

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë