Arrestohet një person në Drenas, e sulmoi fizikisht viktimen duke e bërë për spital

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht viktimën, mashkull kosovar.
Sipas policisë arrestimi është bërë në Drenas, të shtunën në orën 17 e 40 minuta, transmeton portali DrenicaOnline.
“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje./DrenicaOnline/