Aksident trafiku në këtë fshat të Drenicës, shikojeni ku ka përfunduar vetura (Foto)

Një veturë është vetaksidentuar sot në fsahtin Çitak të Skënderajit.
Burime të Indeksonline thonë se një familje nga Prishtina ka shpëtuar mrekullisht nga aksidenti që bëri që vetura e tyre të rrotullohej jashtë rrugës.
Dy pasagjerë kanë pësuar lëndime të lehta trupore, të cilat janë duke i trajtuar në spitalin rajonal.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe njësitet policore.
Indeksonline ju sjellë pamje nga vendi i ngjarjes.


