Rrëfim lufte/ Ejup Elshani me mitraloz i vendosur në Kosmaq, nga aty kishte nën kontroll krejt situatën

Shkruan: Gazmend Elshani (kameraman i luftës)
29 Mars 1999

Në mëngjes shkova ta vizitoj axhin tim Ejup Elshani, i cili kishte kohë që ishte vendosur me një mitraloz të rëndë në pikën më të lartë mbi fshatin Baicë, te vendi i quajtur Gamur, në grykën e Ramadanve.

Axha e ka hapur një istikam mu në maje të gurit, sipas tij hapja e vrimës i ka zgjatë rreth dy javë.

E pyeta pse e hape mu këtu në këtë pjesë kaq të vështirë, ai më tha -” se nga këtu e kam nën kontrollë krejt situaten para dhe është vetëm një mundësi me më goditë, nëse më qëllon me minahedhës mu në vrimë”, duke qeshur tha-“ atëherë smë mbetet merak…” Ejupi rrinte në atë pikë nga ora 4:00 e mengjesit deri pas orës 20:00 në mbrëmje.

U lëshova nga mali dhe shkova në shtëpinë e Liman Ramadanit e cila përdorej si kazermë dhe menzë ushtarake, aty takova disa ushtar të UCK-s. Pastaj vizitova pozicionet tona rreth malit Kosmaq deri në Llapushnik. Morali i ushtarëve në përgjithësi dukej mirë edhe pse lodhja vërehej te secili nga ta.

Sot ushtria serbe granatimet i filloj pasdite vonë, në drejtim të shtëpive të fshatrave rreth malit Kosmaq.

Pozicionet e UÇK-s, ishin të njëjta sikurse edhe dje. Gjatë natës NATO vazhdoj me fluturime dhe bombardime në bazat rreth Goleshit dhe Prishtinës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë