I dehuri në Drenas shkakton probleme në shtëpi dhe demolon orenditë

Një femër ka raportuar të mërkurën në policinë e Drenasit se i dyshuari, mashkull kosovar, në gjendje të dehur ka shkaktuar probleme në shtëpi duke demoluar orenditë.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Sipas policisë rasti ka ndodhur të mërkurën në mesditë.
/DrenicaOnline/