Tentim vrasje në Komoran, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes

Një rast i vrasjes në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Komoran të Drenasit.

Një person me veturën e tij dyshohet se qëllimisht ka goditur viktimën për shkak të disa mosmarrëveshjeve të mëparshme.

Viktima ka qenë në vendin e tij të punës kur i dyshuari i ëhstë afruar me veturë dhe e ka goditur atë, transmeton DrenicaOnline.

Policia menjëhërë i është përgjigjur rastit dhe ka siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë. Derisa personi i lënduar ka marr tretman mjekësor, i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit të rastit, është dërguar në qendrën e mbajtjes. (Pamjet nën reklama)

Policia ka konfirmuar rastin që është regjistruar të dielën në orën 15 e 09 minuta.

“Një mashkull kosovar është arrestuar për arsye se i njëjti kishte goditur qëllimisht me veturë viktimën mashkull kosovar të cilit i kishte shkaktuar lëndime trupore. Sipas viktimës incidenti ka ndodhur për shkak të disa mosmarrëveshjeve të mëparshme që kishte me të dyshuarin. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Me rastin po merren njësitet përkatëse të policisë./DrenicaOnlije/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë