Lladrovci ngushëllon familjen Qorri me rastin e ndarjes tragjike nga jeta të Adem Qorrit, mërgimtarit në Florida të ShBA-së

Me rastin e ndarjes tragjike nga jeta të riut Adem Qorri nga Drenasi, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka ngushëlluar familjen Qorri.

Më poshtë ju sjellim telegramin e ngushëllimit të kryetarit Lladrovci drejtuar familjes Qorri:

E nderuara familje e të ndjerit Adem Qorri,

Më vjen keq të dëgjoj se ju keni humbur një anëtar të dashur të familjes, Adem Qorrin, në një ngjarje tragjike në Florida të SHBA-së.

Në këto momente të vështira jemi pranë jush me ngushëllime dhe mbështetje morale.

Nuk ka fjalë të mjaftueshme për të shprehur dhimbjen që ndjeni në këtë moment të rëndë.

Sfida e tij në përmbushjen e detyrës së shpëtimit të një fëmije tregon jashtëzakonisht shumë për heroizmin dhe përkushtimin që ai kishte ndaj jetës dhe njerëzve.

Unë dhe stafi i komunës së Drenasit jemi pranë jush në këtë kohë të vështirë të ndajmë dhimbjen tuaj.

Me ngushëllime të sinqerta,

Kryetari i Komunës së Drenasit,

Ramiz Lladrovci

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë