Dy të lënduar në aksidentin e ndodhur në Polac

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore në aksidentin e ndodhur dje pasdite në Polac.
Policia ka bërë të ditur se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

“Në Polac të Skenderajt, të dielën në orën 16 e 30 minuta ka ndodhë një aksident trafiku me lëndime ku të përfshirë kanë qenë dy automjete të udhëtarëve me targa vendore dhe me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar dy drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjer të cilët pas tretmanit mjekësor lirohen për në shtëpi”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me rastin është marrë njësiti i trafikut.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë