“Më shkoi djali që e kisha pas 7 vajzave”, rrëfimi i trishtë nënës që iu vra djali në trazirat e Marsit

Para 19 vjetësh rrjedha e lumit Ibër i mori jetën tre fëmijëve nga fshati Çabër i Mitrovicës. Ata u mbytën tragjikisht në lum duke ikur nga disa serbë që po i ndjekin dhe kjo u bë shkak që të eskalojë situata në ato që tash njihen si ‘trazirat e marsit’.

Ato zgjatën dy ditë, e gjatë tyre u vranë 19 civilë, nga të cilët 11 shqiptarë dhe 8 serbë, ndërsa u lënduan mbi 900 persona, kryesisht shqiptarë.

Në mesin e të vrarëve ishte edhe djali i vetëm i kësaj nëne.
Pavarësisht dhimbjes nga humbja e djalit, ajo dëgjohet duke bërë thirrje për qetësi.

“Mua djali më shkoi, dhimtë më të madhe kurrë s’kam pas, më shkoi djali pas shtatë vajzave, kam qef mu ndalu dhe nënave të mos ju vriten tjerë djemë”, thotë nëna që kishte humbur djalin e saj.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë