Rrokulliset vetura në Skenderaj, një person niset me urgjencë në spital

Një vetaksident trafiku ka ndodhur pasditen e së martës në Skenderaj, ku një person ka marrë lëndime trupore.

Sipas raportit mjekësor, gjendja shëndetësore e të lënduarit është jashtë rrezikut për jetën, transmeton portali DrenicaOnline.

“Lëndime trupore ka pësuar një mashkull kosovar pasi vetura të cilën po e drejtonte ai, si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes dhe kushteve të rrugës ka dalur nga rruga dhe është rrokullisur. I lënduari është dërguar në tretman mjekësorë dhe i njëjti sipas raportit mjekësorë është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka bërë të ditur se aksidentit ka ndodhur në orën 18 e 25 minuta./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë