“Prenë me thikë rripin e sigurimit, që t’i nxirrnin nga Audi”, detaje rrëqethëse nga aksidenti me 3 viktima (VIDEO)

Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti tragjik i 9 Marsit në Unazën Lindore të Tiranës, ku u shuan 3 jetë Erisilda Abedini 22-vjeçe dhe Sikela Përroj 23-vjeçe gjetën vdekjen në vendin e ngjarjes. Shoferi Klevis Ruçaj, 20 vjeç, ndërroi jetë pak orë më vonë në spital. Përplasja e gjithë kabinës së Audit vertikalisht në murin ndarës të nënkalimit, ishte fatale.
Gazetari Spartak Koka, në një intervistë për Klan News ka siguruar pamje të tjera nga aksidenti si dhe përcolli edhe disa detaje të reja, për momentet e para të aksidentit. Koka tregon se në përpjekje për nxjerrë të rinjtë nga makina qytetarët kanë prerë rripin e sigurimit.
“Kanë qenë disa banorë dhe qytetarë të cilët u kanë dhënë ndihmën e parë sidomos drejtuesit të mjetit dhe vajzës e cila ka qenë e bllokuar në automjet. Drejtuesi i mjetit ka qenë i lidhur me rripin e sigurimit dhe ka pasur një spostim të sediljes së tij. Është dashur që ta prisnin me thikë rripin e sigurimit, në mënyrë që të nxirrnin personat nga automjeti”.