Mos grumbullimi i mbeturinave në komunën e Drenasit, komuna del me një njoftim të rëndësishëm

Komuna e Drenasit ka dalë me një njoftim sa i përket mos grumbullimit të mbeturinave, kjo për shkak se punëtorët e kompanisë Pastrimi janë futur në grevë. Shërbimi për grumbullimin e mbeturinave në ekonomitë familjare do të kryhet pas përfundimit të grevës së shpallur nga niveli qendror i kësaj kompanie me seli në Prishtinë.
Njoftim nga KRM “Pastrimi”
Të nderuar qytetarë të Komunës së Drenasit, ju njoftojmë se kryerja e shërbimit për grumbullimin e mbeturinave, nuk është duke u kryer sipas orarit të rregullt për shkak se Kompania Regjionale e Mbeturinave është në grevë dhe ky njoftim ju është ardhur edhe degës së KRM “Pastrimi” në Drenas.
Shërbimi për grumbullimin e mbeturinave në ekonomitë familjare do të kryhet pas përfundimit të grevës së shpallur nga niveli qendror i kësaj kompanie me seli në Prishtinë.
Kërkojmë mirëkuptimin e gjithë qytetarëve të Komunës së Drenasit!
Ju faleminderit për mirëkuptim!