Lladrovci ngushëllon familjen Gashi me rastin e ndarjes nga jeta të nënës së çlirimtarëve, Shukrije Gashi

Me rastin e ndarjes nga jeta të Shukrije Gashit, nënës së ish- ushtarëve të UÇK-së, kryetari Lladrovci ka ngushëlluar familjen Gashi nga Llapushniku i Drenasit.

“Një nënë malësore e cila rriti në frymën patriotike bijtë e saj të cilët luftuan për çlirimin e vendit padyshim se lë një zbrazëti të madhe tek të gjithë ne si qytetarë të Komunës së Drenasit, vend ky nga i cili dolën çlirimtarë që çliruan vendin nga okupatori serb”, shtoi tutje kryetari Lladrovci.

Nëna Shukrije ishte imazhi më i mirë i një njeriu të mençur, të dashur e punëtore, prandaj do ta kujtojmë më kujtimet me të mira.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Gashi!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë