“Nëse nuk vepron siç të themi…”/ Burri dhe vjehrri ushtrojnë dhunë ndaj nuses në Prishtinë, ajo i denoncon në Polici

Rastet e dhunës në familje janë në rritje çdo ditë e më shumë. Zakonisht viktima janë gratë, të cilat përjetojnë dhunë psikike e fizike jo vetëm nga bashkëshortët, por edhe nga pjesëtarët tjerë të familjes. Në konflikte të tilla shpesh përfshihen edhe vjehërria, të cilët ushtrojnë dhunë ndaj nuseve të tyre.

Një rast i tillë ka ndodhur të shtunën në Prishtinë, ku një grua ka kërkuar ndihmë nga Policia, si pasojë e dhunës së ushtruar nga bashkëshorti dhe vjehrri i tij.

Burimet e sinjalit nga Prokuroria kanë bërë me dije se ngjarja ka ndodhur më shtëpinë e tyre, në rrugën “Bajram Bahtiri”, mëngjesin e djeshëm.

Bazuar në dëshminë e viktimës të dhënë para hetuesve policorë, burri dhe babai i tij kanë ushtruar dhunë psikike në mënyrë sistematike ndaj saj, duke i bërë presion, e deri në atë pikë sa e kanë kanosur seriozisht.

Për pasojë, ajo ka vendosur që të kërkojë ndihmë, duke i raportuar të dyshuarit në Polici, me ç’rast ka rrëfyer për dhunën që ka përjetuar në shtëpinë e burrit.

Si rezultat i raportimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe ndaj tyre kanë nisur hetimet për dhunë në familje, kurse gruaja ka shkuar te familja e saj, aty ku ndihet më e sigurt.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë