Aksident trafiku në rrugën Skenderaj-Drenas, dy të lënduar

Një vetaksident trafiku ka ndodhur dje në rrugën Skenderaj-Drenas, në fshatin Marinë.

“Vozitësi mashkull kosovar me veturë, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar vetë aksident trafiku. Si pasojë, vozitësi dhe pasagjeri i tij mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në Spitalin e Mitrovicës për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

Policia e trafikut është marrë me rastin./DrenicaOnline/

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë