Aksident i rëndë në magjistrale, tre të lënduar (Video)

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentit në magjistralen Prishtinë – Gjilan, në Slivovë.
Kështu ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësisht në fshatin Slivovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thotë Ahmeti.