Shaip Thaqi humbi jetën dje në aksident, sot varroset në Carrallukë të Malishevës

Pasditen e dkeshme, në rrugën për Veternik, një veturë goditi një këmbësor qe po kalonte rrugën, i cili fatkeqësisht nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve dhe vdiq. Shoferi i dyshuar është arrestuar, kurse trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Ky rast ka tronditur familjen Thaqi nga fshati Carallukë i Malishevës pasi e morën lajmin e hidhur për vdekjen e Shaipit, 48-vjeçar.
Në anën tjetër, shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin me fatalitet është arrestuar dhe tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.
Pas intervistimit nga hetuesit policorë, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë dhe brenda afatit ligjor të ndërmerren veprimet e nevojshme ligjore.
Për vdekjen e Shaipit kanë njoftuar edhe familja e të ndjerit, teksa kanë bërë të ditur se 48-vjeçari do të varroset sot (e shtune) nga ora 15:00 në Carrallukë të Malishevës.