E rrahën më pas e plagosën me armë/ Krejt çfarë ndodhi dje në këtë fshat të Drenasit

Mbrëmë u raportua për një vrasje në tentativë të ndodhur në Baicë të Drenasit, ku një person ka mbetur i plagosur.
Policia përmes raportit 24 orësh dërguar mediave ka njoftuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë, për motive deri më tani të pa njohura, e kanë sulmuar fizikisht dhe kanë shtënë me armë zjarri duke e plagosur në kokë viktimën mashkull kosovar, transmeton DrenicaOnline.
“Viktima është duke u trajtuar në QKUK, ndërsa të dyshuarit kanë ikur në drejtim të pa njohur”, thuhet në raportin e policisë.
Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njësitë relevante policore janë duke e trajtuar rastin./DrenicaOnline/