Gjen mijëra euro në rrugë, Ramadani i dorëzon në polici (Foto)

Valon Ramadani, punëtor i ndërtimit nga Gjilani, ka gjetur sot një portofol të mbushur me para në Prishtinë.
Ai menjëherë portofolin e gjetur ua ka dorëzuar zyrtarëve policor të cilët ishin në detyrë në rrugën “Tringë Ismajli” në Prishtinë.
Në portofol kishte mijëra euro dhe dokumente personale.
Policia menjëherë ka ftuar pronarin që të paraqitet në stacionin policor dhe konform procedurave i është dorëzuar portofoli.
Policia ka çmuar këtë gjest human dhe ka falënderuar të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm./IndeksOnline/
