Dalin pamjet nga aksidenti fatal në dalje të Prishtinës, shoferi dërgohet në stacion policor

Një aksident me pasoja fatel ka ndodhur sot rreth orës 14:30 në lagjen Veternik të Prishtinës.

Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një automjet në lëvizje.

Lajmin e ka konfirmuar Policia Rajonale e Prishtinës.

Sipas tyre, si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë