Aksident fatal në Prishtinë, vetura e godet këmbësorin duke e kaluar rrugën

Sot rreth orës 14:30 policia ka pranuar një informatë se në lagjen Veternik, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.

Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një automjet në lëvizje.

Lajmin e ka konfirmuar Policia Rajonale e Prishtinës.

Sipas tyre, si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë .

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacion policor.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë