Rikthehet shëndosh e mirë 17-vjeçarja e zhdukur në Fushë Kosovë, thotë se qëndroi te shoqja e saj

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Të shqetësuar për fatin e tyre, ata raportojnë rastet në Polici, me shpresën se do të marrin informacione për vendndodhjen e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur së fundmi në një familje në Fushë Kosovë, kur një vajzë 17-vjeçare ishte larguar nga shtëpia dhe nuk dihej asgjë për vendndodhjen e saj.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se vajza ishte kthyer një ditë më pas në shtëpi, ndërsa rasti është raportuar tek gjatë ditës së sotme nga babai i saj, i cili ka njoftuar Policinë lidhur me rastin.

Sinjali mëson se e mitura ka dhënë deklaratën e saj lidhur me rastin dhe para hetuesve policorë ajo ka bërë me dije ndër të tjera se ka qëndruar te një shoqe e saj pasi kishe frikë të kthehej në shtëpi në orët e vona.

Pas ekzaminimeve të kryera nuk janë vërejtur shenja të dhunës apo keqtrajtimit dhe gjendja e saj shëndetësore është e mirë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë