Tërmeti në Turqi/ Erdogan jep lajmin e madh: Brenda një viti do të ndërtohen 488 mijë shtëpi të reja

Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan, ka premtuar se do të rindërtojnë rajonin jugor të vendit të tij, që u godit muajin e kaluar nga tërmete të fuqishme që morën jetën e 46 mijë e 104 personave.
Erdogan njoftoi se brenda një viti do të ndërtohen 488 mijë shtëpi të reja për viktimat e tërmeteve.
“Sot, derisa lëmë pas javën e katërt nga tërmetet, ne shohim më qartë përmasat e fatkeqësisë që përjetuam dhe ndjejmë dhimbjen e humbjeve tona më thellë”, tha presidenti Erdogan pas një takimi të kabinetit në kryeqytetin Ankara.
“Qëllimi ynë është që në dy muajt e ardhshëm të fillojmë ndërtimin e 244 mijë ndërtesave dhe 75 mijë shtëpive të fshatit”, tha Erdogan, duke shtuar se ndërtimi i 22 mijë prej tyre tashmë ka filluar.
Ai gjithashtu tha se 100 mijë kontejnerë do të vendosen brenda dy muajve në rajon për 500 mijë viktima të tërmetit që të jetojnë në kushte më të mira.