Musliu: Ganimeten s’ka nevojë me mbrojtë askush – Qeveria Kurti ua ka ndalur ujin e pijes Drenicës

Ganimete Musliu, deputete e PDK-së, ka reaguar sërish për qasjen e Qeverisë Kurti ndaj Drenicës.
Në një paraqitje mbrëmë, Musliu ka bërë një pretendim të çuditshëm, duke thënë se Qeveria Kurti, ua ka ndalur ujin e pijes një rajoni si Drenica.
“Një qeveri që ia ndalon ujin e pijes një rajoni si Drenica nuk mund të mbrohet. E drejta për ujë është e drejtë elementare.
Kjo qeveri nëse për atë zotëri mund të jetë folklorizëm, për qytetarët e Drenicës është jetë dhe e ka nxjerrë nga projekt-buxheti i kaluar dhe këtij viti.
Ganimete Musliun nuk ka nevojë me mbrojt askush, por mendoni për vajzat e juaja se në çfarë mentaliteti po i rritni.” – deklaroi Musliu në Debat Plus.