Familja nga Drenasi që guxoi ta strehonte Adem Jasharin (Video)

Rrugën e njëjtë e bëri edhe në vitin 91. Por, kujtimet me të veçanta në rrugën për në malin prapa shtëpisë, Elmi Shala, nuk i ka me ndonjë familjarë.
Këtë shteg të Gjërgjicës së Drenasit, atë kohë ky e kaloi me vet komandantin legjendar, Adem Jashari.
E pasi u kthyen në shtëpi, Shala thotë se morën kritika nga vet Hamëz Jashari.
“Na ka kritikuar Hamëza, se qysh me gjuajt në shenjë gjatë ditës…”, tha ai.
Por, cila ishte arsye që tre burrat e Jasharve, Hamëza, Rifati e Ademi, ndodheshin pikërisht në këtë shtëpi.
Me 30 dhjetor të vitit 1991, forcat serbe ja mësyn për herë të parë Prekazit.
Cak i tyre, ishte kjo shtëpi, në atë që më vonë do të njihej si sulmi i parë mbi familjen Jashari.
Pas këtij sulmi, burrat e kësaj familjeje vendosen që për një kohë të largohen nga Prekazi.
E strehim gjetën në shtëpinë e ish-gjeneralit dhe udhëheqësit të UÇK-së, Shaban Shalës.
Momente kur shtëpia e tyre për 3 jave u bë strehë për Jasharët, i mban në mend mirë Elmi Shala.
Shala thotë se gjithçka duhet të mbahej sekret edhe nga njerëzit më të afërm.
Pas kësaj ngjarje, Shala mori rrugën për në mërgim.
Ndërsa 7 vjet më vonë, forcat serbe u kthyen përsëri në Prekaz.
Këtë herë, ata ia arritën qëllimit, duke vrarë plot 55 anëtarë të familjes Jashari.
Kjo ngjarje bëri që shumë djem e vajza të reja, të kthehen për t’iu bashkuar UCK-së.
Njëri ndër ta ishte edhe vet Elmi Shala.
Përveç ish-udhëheqësit dhe komandantit të UÇK-së tanimë të ndjerë, Shaban Shales, kjo familje lirisë së Kosovës, i dha edhe heroi, Bedri Shalën.