O Zot u bën 25 vjet!
Shkruan: Mulla Osman Musliu
Liria dhe jeta, janë ato që nuk ndahen nga njëra tjetra, por është jeta ajo që sakrifikohet për lirinë. Por kjo sakrifikicë nuk mund të ndodhë nga çdo njeri, kjo sakrificë ndodhë vetëm nga ata që jetojnë edhe pse trupat e tyre janë nëntokë. Shembull për ne vallë a mund të ketë me të mirë se një Familje e cila e tëra sakrifikohet vetëm e vetëm që ne ta shijojmë këtë të bukuren liri.
Familja JASHARI, sa familje e madhe, sa kombëtare, sa fetare, sa familje bujare, e sa familje me plot atdhedashuri brenda saj. Sikur që çdo liber që ka autorin, sikur çdo shkollë që ka librin, e sikur çdo ndërtesë që e ka temelin, po ashtu për këtë familje aq të fuqishme autori, libri e temeli i saj ishte një njeri aq i ditur, aq trim, aq shqiptar e fetar që e quanin Shaban Murati, qysh në kohet e hershme ishte frika e armikut sepse e dinin se ishte një njeri që po edukonte një familje e cila do ju tregonte vendin armiqëve, e dinin që po edukonte një familje që do i tregoj botes se padrejtësia nuk duhet të egzistoj, tju tregoj se për ta shtypur vendin e popullin tim së pari duhet të kaloni mbi trupat tonë.
Mendjendrituri besa nganjher edhe bilbili kangës, apo teli i çiftelis që kur këndonte kënga qante e teli këputej. Ishte ai Hamez Jashari, ishte ai emër që kur shkonte në veshin e armikut ju dridheshin këmbët e tyre. Kënga e tij për Zhuje Selmanin u bënte e paduruar dhe frikësuese per ta. Ishte ai që kishte ëndërr që jeta e tij të flijohej për Kosoven tonë.
Pa të as çiftelia e as kënga nuk e kanë vleren e mëparshme. Pa të as fjalët e tij të mbushura plot dijë e burrërore për Kosoven tonë të bukur nuk po mirren për fat të keq nëpër gojat e veprat tona e politikanve tonë edhe sot.
Ankthi i armikut, a sa emer i bukur e i dashur për ne, por shumë i tmerrshëm ishin për armikun. Ishte ai që fjalët për të janë të pakta e boshe. Ishte ai qe shkau ja kishte friken, ishte ai që kur emri i tij u ndëgjonte shqiptaret ngrinin koken e shkau fuste koken nëpër skuta e qoshe nga frika të mos ta merrte ndonjë plumbë i tij. Ishte ai që nuk mjaftoi duke ja dhuruar Kosovës jetën por ja la asaj Ushtria Çlirimtare e Kosoves, nuk do ishte e bukur, e dashur, e fuqishme po të mos ishe ti Bac! Nuk do ishim në këtë situatë po të mos ishe ti Bac Adem.
Krenaria e Familjes e krenaria e çdo Shqiptari, është ai që kur këndohet kënga na trimëron dhe frymëzon, është ai që edhe pse me dhimbje të madhe për familjen e tij, ngrit koken lart dhe na tregon se prapë është gati të sakrifikohet për Kosovën tonë, është ai që dinë të buzëqesh kur është koha, por tregon se edhe mërzitet kur ndëgjon hallet e popullit të tij. E kush tjeter pos një njeriu të madh që vazhdon të mbaj PASARDHESİT në këmbë me koken lart e krenare.
Rifat Jashari, i zoti i shtëpisë në familjen JASHARI po ashtu i zoti familjes që dikur ishte në trojet Shqiptare e tani po e quajm Kosovë. Familja Jashari, o vëllezerit e mi, e si do ja u paguajm hakun e tyre, e si do i shikojm ne në botën tjetër fytyrat e ndritura të këtyre shehidëve, haku i tyre a paguhet vallë, ne duke u përçare njeri me tjetrin, duke e vjedhur këtë vend të mbuluar me gjakë, duke e menduar vetëm për veten tonë!!!???
Apo haku i tyre paguhet duke qenë të bashkuar njëri me tjetrin, duke e quar këtë amanetin e tyre për Kosovën vetëm përpara dhe duke e menduar edhe vëllaun tonë e jo vetëm veten!!!???
Lusim Zotin që vendi i kësaj Familje të jetë në gradat më të larta të Xhennetit, e vendtakimi ynë me ta të jete po ky vend.
Lusim Zotin që të jemi sa më të bashkuar e ta dergojm amanetin e tyre në vend.
Lusim Zotin që të ecim vetëm përpara me arsimin, edukimim, e Lusim Zotin të na e ngrit nderin e të na i largoj veçoritë e liga siç janë rrena, amoraliteti, pa dituria, droga e te tjera veçori të liga të cilat nuk na takojnë neve.
Lusim Zotin që udhëheqësit tonë të drejtohen nga Kibla e ti mendojn amanetet e këtyre dëshmoreve, e të mendojn e punojn për të miren e këtij populli nga çdo e keqe. Amiin!!!