Lladrovci: Vendi i parë për Drenasin në nivel nacional i trishton keqbërësit!

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thumbuar edhe një herë kundërshtarët e tij politik, duke thënë që ata janë trishtuar nga zgjedhja e Drenasit komuna e parë në nivel nacional.

Lladrovci ua rikujton edhe njëherë të gjithëve se Komuna e Drenasit është e para dhe ashtu zoton të vazhdojë.

Shkrimi i tij i plotë:

Vendi i parë për Drenasin në nivel nacional i trishton keqbërësit!

Në vend të urimit, Bedeli i trishtuar, me dezinformata përpiqet ta mjegullojë suksesin e komunës dhe udhëheqjen time. Kupto Bedel: Komuna e Drenasit është e para. Kështu do të vazhdojmë, të jemi të parët dhe shembull të zbatimit të ligjit e ligjshmërisë.

Gara për Grantin e Performancës, zgjon interesimin e komunave për të përfituar fonde shtesë për qytetarët e vet. Vendi i parë për performancë, përfshin 97 tregues të cilët i verifikojnë institucionet kredibile, profesionale dhe të specializuara për qeverisjen lokale, ku përfshihet MAPL, Ambasada e Zvicrës, Suedisë, Norvegjisë, Zyra e BE-së dhe “Demos”.

Vendi i parë për Performancën komunale, përfshin qeverisjen demokratike, transparencën dhe llogaridhënien, i konstatuar dhe verifikuar disa herë nga institucionet tona, nuk i bën përshtypje keqbërësve, e as Bedelit të mjerë që vetëm vajton.

Bedeli, në vend të urimit, tregon fytyrën e vërtetë të shkollës nga vjen, tregon zanatin që disponon: shpifja, akuza pa bazë dhe mashtrimi.

Trishtimi i Bedelit, as nuk e ulë e as nuk e zbeh suksesin tonë, vendin e parë me meritë në nivel nacional për Grantin e Performancës, sukseset e zyrtarëve dhe bashkëpunimit me qytetarët me besimin në punën tonë, të konfirmuar me vendin e parë dhe fitimi i grantit me vlerë 2,034,775.88 euro.

Vazhdojmë garën për Grantin e Performancës për 2022 të cilin nuk mundi ta bllokonte Bedeli as pesë asamblistët që i dirigjon Shefi i shefave, ashtu siç u sabotua investimi i mbi 6 milion euro me 300 vendeve të reja të punës, këtë do ta mbajnë mend edhe qytetarët.

Vazhdojmë me punën dhe sukseset. Drenasi, është kampion i qeverisjes së mirë, demokratike, transparente e llogaridhënëse!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë