Sejdi Hoxha nostalgjik për vendin e tij të lindjes, Damanekun

Ish-deputeti i PDK-së nga Drenasi, Sejdi Hoxha është çdo herë nostalgjik për vendin e tij të lindjes, Damanekun. Ai këtë herë ka treguar për një shtyllë betoni që është vendosur mes Damanekut dhe Krajkoves ku si fëmijë thotë se kalonin mbi të çdo ditë për të ndjekur mësimet, transmeton DrenicaOnline.
Postimi i Hoxhës:
Kjo shtylla e betonit e vendosur këtu me kujton me nostalgji kohen e fëmijërisë, këtë prrocke uji e ndodhur mes fshatit Damanek dhe Krajkove e kalonim çdo dite si fëmijë për ti vijuar mësimet ne shkollën fillore.
Kur niveli i ujit rritej na shkaktonte probleme te mëdha për te kaluar, për te na bere sa me te lehte kalimin kujdeseshin Baca #Brahim dhe Baca #Januz të cilët shumë shpesh rregullonin dhe mirëmbanin vigun e drurit duke i vendosur edhe anësore që të mos bijm poshtë.
Baca Brahim e donte shumë lirinë nuk e priti por u flijua për lirinë, deri sa Baca Januz pati fatin që ta gëzoj lirinë.
Për veprat e mira duhet të jemi gjithmonë mirënjohës prandaj ju jam shumë falënderues, lutem që veprat e tyre të mira të shpërblehen edhe te Zoti.