Varrosen katër personat që vdiqën në aksidentin e mbrëmshëm në Ferizaj

Sot u varrosen katër personat që humbën jetën mbrëmjen e së mërkurës në rrugën Ferizaj – Shtime.

Arlind dhe Arsim Isufaj u varrosen në orën 16:30 në varrezat e fshatit Mollopolc të Shtimes.

Njoftimi u bë nga ana e të afërmve të viktimave.

Ndërkaq nga ora 17:00, në Dremjak të Ferizajt, u varrosen Armend Muhadini dhe Mërgim Behluli.

Në aksidentin e mbrëmshëm ishin të përfshira tri vetura.

Po ashtu, si pasojë e këtij aksidenti u lënduan edhe dy persona, në mesin e tyre edhe një grua shtatzënë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë