Një nga viktimat e aksidentit tragjik është punëtor i Komunës

Një nga katër viktimat e aksidentit tragjik që ndodhi sonte në Koshare të Ferizajt është punonjës i komunës, gjegjësisht Drejtorisë së Bujqësisë. Kështu ka bërë të ditur kryetrari i Ferizajt, Agim Aliu përmes një telegrami ngushëllimi.

Ai pohoi se ky është një lajm i kobshëm për mbarë komunën që drejton, teksa ngushëlloi familjet e viktimave, përfshirë ata nga Komuna e Shtimes.

Plagëve që morën si pasojë e përplasjes me një veturë tjetër, të rinjtë nuk arritën t’iu mbijetonin dhe fatkeqësisht vdiqën në vendin e ngjarjes. Kurse dy të lënduarit, një çift bashkëshortor janë dërguar për trajtim në QKUK.

Sinjali raportoi se katër personat e vdekur në këtë aksident tragjik janë Arsim Isufaj, Arlind Isufaj, 21-vjeçar, Mergim Behluli, 23-vjeçar dhe Armend Muhadini, 39-vjeçar, teksa personi tjetër akoma nuk është identifikuar.

Vdekjen e tyre e ka konfirmuar ekipi mjekësor që doli në vendin e ngjarjes, ndërsa si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar edhe një çift, që pësuan lëndime të rënda trupore.

Sipas informacioneve të para, të rinjtë ishin në një veturë të tipit BMW, kur papritmas shoferi humbi kontrollin dhe u përplas me veturën në të cilën ndodhej çifti, duke pësuar kështu plagë të cilave nuk mundën t’iu bënin ballë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë