Gruaja që mbeti e lënduar në aksidentin në hyrje të Shtimes është shtatzënë, ndodhet në gjendje të rëndë

Nga aksidentin tragjik rrugor në hyrje të Shtimes ku humbën jetën katër persona kanë arritur të mbijetojnë dy persona të tjerë.
Drejtori i Spitalit të Ferizajt, bëri të ditur se një grua shtatzënë dhe burri i saj janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.
Mësohet se të dy janë në gjendje të rëndë si pasojë e plagëve të shkaktuara nga aksidenti.
Drejtori i Spitalit, tha se gruaja ka fraktura në këmbë si dhe krahun e thyer.
Po ashtu ai bëri të ditur se një nga viktimat e aksidentit ka ndërruar jetë derisa po transportohej për në spital./Dukagjini/