Aksident i rëndë, katër të vdekur në rrugën Ferizaj-Shtime

Katër persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në dalje të Shtimes.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Në aksident janë përfshirë tri automjete.
Policia ndodhet në vendin e aksidentit dhe po merret me rastin.
DrenicaOnline do t’iu mbajë të informuar për këtë aksident të rëndë