“Pastrimi” del me sqarim sa i përket pagesës ekstra për punëtorët e saj të angazhuar gjatë festave

Të premtën, me 17 shkurt, në faqën e portalit ‘DrenicaOnline’ në Facebook, është postuar një shkrim në lidhje me punëtorët e kompanisë ‘Pastrimi’, dega në Drenas, të cilët janë hasur nga ekipi ynë në terren duke punuar edhe në ditë feste. Ata janë pyetur rreth punës të cilën e bëjmë me plotë vullnet ani pse kanë thënë se nuk paguhen ekstra për punën gjatë festave.
Pas publikimit të statusit, ka reaguar Kompania “Pastrimi”, SH.A-Prishtinë.
Ky është sqarimi i plotë i Kompanisë Pastrimi: Kompania “Pastrimi”, SH.A-Prishtinë, reagon pas publikimit ne portalin DrenicaOnline me dt. 17.02.2023 në të cilin shkrim cekët si në vijim: “Këta janë punëtorët e kompanisë “Pastrimi”, dega në Drenas, të cilët punojnë çdo here edhe ne ditë festash. Ata thonë se ndonëse detyrohen të dalin në punë, për të njëjtën nuk paguhen ekstra”.
Kompania “Pastrimi”, fillimisht njofton opinionin publik se respekton Kalendarin e Festave Zyrtare te Republikës se Kosovës, dhe gjatë ditëve te festave caktohen ekipet kujdestare për kryerjen e shërbimit te largimit te mbeturinave në gjitha komunat ku Kompania “Pastrimi”, SH.A-Prishtinë kryen shërbimin e largimit të mbeturinave të cilët paguhen për ditët gjatë festave.
Njoftojmë opinionin që Njësia Operuese e Drenasit, në koordinim me punëtorët dhe kryepunëtorin me vullnetin e tyre caktojnë ekipin për punë me c’rast punëtorët të cilët punojnë paguhen sipas ligjit në fuqi.
Kompania “Pastrimi”, Sh.A-Prishtinë është e hapur për bashkëpunim dhe për çdo kërkesë shtesë mund te vizitoni Kompaninë “Pastrimi”, dhe te vërtetoni dëshmitë ne lidhje me pretendimin e pasaktë nga ana e juaj.
Prandaj, duke ditur përvojen shumëvjqare të Kompanisë “Pastrimi”, SH.A-Prishtinë, kërkojmë nga portali DrenicaOnline të publikohet sqarimi për opinionin publik dhe mos te njolloset imazhi me informata te pasakta.
Faleminderit në bashkëpunimin tuaj!