KUJDES/ Pamje të rënda nga aksidenti fatal në Sllatinë (Video/foto)

Në magjistralen Prishtinë-Pejë, respektivisht në fshatin Sllatinë një veture e ka goditur për vdekje një këmbësor.

Këtë e ka bërë të ditur edhe Policia e Kosovës, ku zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi për Dukagjinin thënë se policia është njoftuar rreth orës 20:45 për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Sllatinë).

Në këtë aksident është përfshirë një veturë nga e cila është aksidentuar një këmbësor

“Rreth orës 20:35, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Sllatinë). Në aksident është përfshirë një veturë nga e cila është aksidentuar një këmbësor. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar se këmbësori është pa shenja jete”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka bërë të ditur se drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici për të vazhduar me procedurat e parapara për raste të tilla. (Pamjet nën reklama)

Foto nga vendi i ngjarjes

.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë