Ganimete Musliu vendos në foltore të Kuvendit stemën e UÇK-së

Me intonimin e himnit të Kosovës ka nisur seanca solemne e Kuvendit të Kosovës, e cila po mbahet për nder të 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë.

Në këtë seancë po marrin pjesë edhe presidentja, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti e presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka bërë një akt simbolik sot në seancën solemne të Kuvendit, e cila po mbahet për nder të 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Më të filluar seanca, ajo ka vendosur në foltore të Kuvendit emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë