Qumështorja ‘Drena’ nis bashkëpunimin edhe me fermerë nga EU
Qumështorja ‘Drena’ ka pushtuar tregun kosovar me qumësht dhe produkte të tij.
Së fundi duke pasur parasysh kërkesën në rritje të tregut vendorë por edhe të eksportit, ‘Drena’ ka filluar nga Janari i këtij viti bashkëpunimin edhe me fermerë nga EU, gjegjësisht nga Hungaria, Rumania dhe Bullgaria.
Zyrtarë nga kompania gjigante ‘Drena’ kanë thënë se sasia e paraparë për muajin Mars është 1 milion litra qumësht, por njëkohësisht ata zotohen se prioritet do te ketë qumështi i fermerëve vendorë.
Pavarësisht situatës së krijuar kompania zotohet se nuk do të ketë ulje të çmimit por as kufizim të sasisë për fermerët në Kosovë.