Lajm i rëndë për familjen Berisha/ Ky është 57-vjeçari që dyshohet se u vetëvra, i biri e gjeti të varur në ballkonin e shtëpisë

Sinjali pak më parë raportoi për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Pejë, ku një person dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij. Vdekjen e të ndjerit e ka konstatuar ekipi mjekësor që doli në vendin e ngjarjes, teksa Policia po heton rastin.

Sinjali mëson se viktima është U.Berisha, 57-vjeçar.

Berisha u gjet i varur në një kabllo elektrike në ballkonin e shtëpisë së tij dhe gjithë ngjarjen tragjike e zbuloi i biri, i cili e gjeti babain pa ndjenja.

Pavarësisht tentativës për ta shpëtuar, duke thirrur për ndihmë Policinë dhe Urgjencën, viktima s’ka arritur që të mbijetojë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ‘Hetim mbi vdekjen’.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë