Ish-banorit të Big Brother Vip Albania, Ronaldo Sharka i ka vdekur babai.
Sharka përmes një fotografie në rrjetin e tij social në Facebook njoftoi se sot ka vdekur babai i tij.
Postimi të tij ai ia bashkangjiti një fotografi të duarve të tij dhe të babasë së tij.
“Pusho i qetë në botën tjetër BAB..”, shkroi Sharka.


Gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother” Ronaldo Sharka kishte treguar se babai i tij vuante nga tumori.
Por pavarësisht sëmundjes së rëndë, i ati e kishte surprizuar djalin e tij në shtëpinë e famshme.