Arrestohet shoferi i cili iku pasi shkaktoi aksidentin fatal në Arllat

Policia ka njoftuar se ka identifikuar dhe arrestuar shoferin që ka shkaktuar aksidentin fatal në Arllat të Drenasit, në të cilin vdiq 19-vjeçari, Eduart Bujupi, raporton DrenicaOnline.
“Lidhur me rastin nga Njësiti i hetimeve të Trafikut Rajonal të Prishtinës, është identifikuar ngasësi i automjetit, që ka qenë i përfshirë në aksident”, thuhet në njoftimin e policisë.
Menjëherë nga hetuesit është siguruar prezenca e personit të dyshuar, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.
Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 18 e 30 minuta ndërsa sot rreth orës 05:40 viktima ka ndërruar jetë një QKUK./DrenicaOnline/