Personi i goditur nga vetura në Arllat është 20-vjeç, policia në kërkim të shoferit që iku nga vendi i ngjarjes

DrenicaOnline raportoi pak momente më parë se sonte rreth orës 18:40, Policia ka pranuar informatën se në kryqëzimin e rrugëve “Agim Qela” dhe “Hamëz Jashari”, në Arllat te Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.

Personi i goditur nga një veturë është i moshës 20 vjeç dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore derisa shoferi i veturës ka ikur nga vendi i ngjarjes.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një  këmbësor dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda  trupore ka pësuar këmbësori dhe  është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që ngasësi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes”, ka thënë për DrenicaOnline, zyrtarja për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti.

Zyrtarët nga njësiti i trafikut janë duke punuar në drejtim të identifikimit të ngasësit të automjetit dhe hetimit e rastit./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë