Aksident i rëndë në Arllat, shoferi ikë nga vendi i ngjarjes

Rreth orës 18:40, Policia ka pranuar informatën se në kryqëzimin e rrugëve “Agim Qela” dhe “Hamëz Jashari”, në Arllat te Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.
“Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori dhe është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që ngasësi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes”, ka thënë për DrenicaOnline, zyrtarja për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti.
Zyrtarët nga njësiti i trafikut janë duke punuar në drejtim të identifikimit të ngasësit të automjetit dhe hetimit e rastit.
/DrenicaOnline/